• |
ide | kryesore

Mbrojtësi Luke Fleurs vritet në një pikë karburanti: 24 vjeçarit donin t’i vidhnin makinën

Sport
Fleurs



Luke Fleurs ishte 24 vjeç dhe ëndërronte të përshkonte karrierën e idhullit të tij Carles Puyol. Ëndërra megjithatë mbeti në sirtar. Ai u qëllua për vdekje të mërkurën në mbrëmje nga kriminelë që donin t’i vidhnin makinën në një pikë karburanti në periferi të Johanesburgut. Sipas zëdhënësit të policisë së Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo, mbrojtësi afrikano-jugor hyri në pikën e karburantit dhe ndërsa po priste që punonjësi t’i shërbente, u përball me dy burra të armatosur. Grabitësit i drejtuan një armë zjarri dhe e tërhoqën zvarrë jashtë automjetit dhe më pas e qëlluan në pjesën e sipërme të trupit.

Lexo më tejTronditet Argjentina, vetëvritet futbollisti: policia e gjen trupin pas tre ditësh

Fleurs u transportua menjëherë në spitalin më të afërt, por pa mundur të shpëtojë. “Një i dyshuar u largua me makinën e viktimës, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij”, shtoi Masondo, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndodhur ende asnjë arrestim. Fleurs kishte nënshkruar tetorin e kaluar për Kaizer Chiefs, një klub në lagjen Soëeto të Johanesburgut, që merr pjesë në kampionatin elitar të Afrikës së Jugut. Ai kishte luajtur më parë për SuperSport United. Ai luajti me U-21 të Afrikës së Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *