• |
ide | kryesore

Izraeli në krizë të thellë politike, shpallen zgjedhjet e katërta në një vit

-Instant, Lajme, Planet



Izraeli në mars do t’i drejtohet, për të katrën herë kutive të votimit. Vendi i Lindjes së Mesme po përjeton krizën politike më të rëndë dhe ndërlikuar të historisë së saj, me Benjamin Netanyahun. Arsyeja e dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme kësaj radhe vjen nga mungesa e miratimit të bilancit. Kryeministri dëshironte që të miratoheshin njëherazi bilancet e vitit 2020 dhe 2021, diçka e refuzuar nga Gantz, që propozoi miratime të veçanta, por Knesset, Parlamenti izraelit, i ktheu mbrapsht të dyja, me 49 vota kundër 47, duke i hapur rrugë krizës politike.

Por, zgjedhjet që me shumë mundësi do të zhvillohen në mars mund të kenë protagonistë të ndryshëm. Ministri i mbrojtjes Gantz, që sipas marrëveshjes politike me Netanyahu do të duhet të merrte rolin e kryeministrit me rrotacion, sipas sondazheve ka rënë në mënyrë drastike në preferencat e opinionit publik. Partia e tij, “Blu e bardhë”, nga partia e parë në preferenca, mund të rrëshqasë në vendin e gjashtë, pasi votuesit nuk duket sikur kanë vlerësuar lojën për pushtet të ish-gjeneralit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *