• |
ide | kryesore

Bastet ‘fikin’ Trippier, 10 javë skualifikim edhe pse anglezi pretendon: “Jam i pafajshëm”

-Instant, Sport



Dhjetë javë skualifikim e 70 mijë stërlina gjobë. Ky është dënimi që ka ardhur për Kieran Trippier, i cili përfundoi nën hetim nga Football Association (FA), në majin e kaluar, për sjellje të keqe me akuzën se ka thyer rregulloren në lidhje me bastet për transferimin e tij nga Tottenham tek Atletico Madrid në korrik 2019. Simeone do të humbasë kështu mbrojtësin e djathtë anglez deri në fillim të marsit.

Vërtetë një surprizë e hidhur poshtë pemës së Krishtlindjes për Trippier e për Atletico Madrid. Simeone duhet të bëjë pa të për 11 ndeshje të kampionatit e për vajtjen e 1/8 të Champions League kundër Chelsea: mund të zbresë në fushë duke filluar nga derbi me Real në 7 mars 2021.

30 vjecari anglez, që është deklaruar gjithnjë i pafajshëm e ka bashkëpunuar me FA, mund të ngushëllohet me faktin se nuk ka marrë të njëjtin dënim si bashkëkombasi i tij Daniel Sturridge, që në marsin e kaluar u pezullua për 4 muaj për të njëjtën thyerje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *