• |
ide | kryesore

Rusi/ Arrestohet nga policia aleatja e Navalnit

-Instant, Lajme, Planet



Aleatja e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni, është arrestuar në Moskë, në shtëpinë e saj. Sipas mbështetësve të Navalnit, Lyubov Sobol akuzohet se ka kërcënuar një agjent që Navalni thotë se ishte përfshirë në helmimin e tij në gusht. Kremlini ka mohuar të ketë patur rol në sulmin ndaj Navalnit. Sipas Navalnit, policia ka hyrë në apartamentin e Sobol, në orën 7 të mëngjesit në ditën e Krishtlindjes dhe e ka marrë atë me vete.

Ivan Zhadnov, shef i policisë anti korrupsion, tha se Sobol po merrej në pyetje për kërcënim dhe tentativë për dhunë. Kjo vjen disa ditë pasi ajo kishte shkuar në shtëpinë e Konstantin Kurdyavtsev, pjesëtar i FSB-së ruse, të cilit Navalni i kishte nxjerrë detaje mbi përpjekjen e dështuar për ta vrarë atë. 33 vjeçarja Sobol është një mbështetëse e hershme e Navalnit dhe ishte arrestuar në vendngjarje. Pas marrjes në pyetje ajo u la e lirë pa akuza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *