• |
ide | kryesore

Video/ Pesë gola dhe arrati në krye të Superiores: poker i Hoxhajt “shpartallon” Skënderbeun

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka patur histori ndeshja në Loro Borici dhe Vllaznia rrit marshin në tentativë për tu shkëputur në krye të klasifikimit me 5-1 e fiksuar kundër Skënderbeut, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Superiores. Katër gola të Ardit Hoxhajt, protagonisti absolut i takimit, i japin mundësinë tashmë shkodranëve të jenë + 8 nga vendi i dytë, në pritje të përballjeve të më vonshme.

Një ndeshje që u kuptua që në sekondën e 37 se si do të shkonte, me Imerin që hapi serinë e golave, duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Brdaric. Skuadra e Ahmatajt gaboi shumë në mbrojtje, duke i dhënë mundësinë kuqebluve ti shfrytëzonin. Dy gola të tjerë para pushimit të lojës, që mbajnë firmën e Ardit Hoxhajt likuiduan shpresat e korcarëve për të bërë rezultat në Shkodër. Sulmuesi shënoi golin e dytë në të 35 e të tretin për Vllazninë në të 43.


Hoxhaj nuk u ndal me dygolëshin personal, sepse me rifillimin e lojës realizoi edhe dy herë të tjera në të 53 e të 60, për të kompletuar pokerin e tij dhe shuplakën e Vllaznisë për Skënderbeun, që ‘lëpiu’ plagët me golin e Mensah në të 62, por që ishte krejtësisht i pamjaftueshëm për të shpëtuar fytyrën në një ndeshje për tu harruar. Shkodranët shkojnë në ndeshjen e fundit të 2020 me 25 pikë, në krye të klasifikimit, ndërsa korcarët janë të parafundit dhe shohin Bylis ti largohet.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *