• |
ide | kryesore

Moti i keq me reshje bore, Kelmendi prej dy ditësh pa energji

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh zona malore e Kelmendit në Malësinë e madhe është pa energji elektrike. Për shkak të motit me borë dhe erës së fortë shumë nga linjat e transmetimit janë dëmtuar nga vendi i quajtur Gropa të Selcës deri në Vermosh janë mbi 50 shkëputje të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren duke punuar në kushte të vështira klimatike dhe të terrenit për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike sa më parë në këto zona, fshatrat e të cilës janë turistike dhe preferohen shumë sidomos në festat e fundvitit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *