• |
ide | kryesore

Mbush 118 vjeç, njihuni me gruan më të moshuar në botë

-Instant, Lajme, Planet



Personi më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbush sot 118 vjeç.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planet, në moshën 116 vjeç dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.

Banore e një azili pleqsh në Fukuoka, Japonia perëndimore-qendrore, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë përditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e apasionuar pas lojës japonez “Reversi”.

 

 

“Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Gruaja ultraqindvjeçare shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120-vjeçare.



1 Comment

  1. Ka vdekur burri më i vjetër i Iranit, që sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Lajmin e bën me dije agjencia shtetërore Irna, që saktëson që i moshuari nga vdekur për shkak të moshës. Ahmad Soufi, anëtar i minorancës kurdë, është shuar në Saqqez, në provincën e Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *