• |
ide | kryesore

U arratis pak minuta para shoqërimit drejt Gjykatës, jepet masa e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala, i cili u arratisur mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende, shkruan Balkanweb.

30-vjeçari Rilian Lala u arratisur nga Komisariati Nr. 1 mëngjesin e sotëm, pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *