• |
ide | kryesore

Izolohet Donald Trump/ Mbyllen profilet edhe në Facebook dhe Instagram

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram janë mbyllur “për një kohë të pacaktuar” ka deklaruar Mark Zuckerberg.
Ai njoftoi se bllokimi i llogarive të Facebook dhe Instagram të Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë, derisa tranzicioni i pushtetit të jetë i plotë në mënyrë paqësore sepse rreziqet janë “thjesht shumë të mëdha”.

“Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm tek pushteti i pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden,” tha Zuckerberg.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale hoqën një video të ngarkuar nga Donald Trump pasi godina e Kongresit të SHBA ishte sulmuar.

Zuckerberg shtoi se Facebook e kishte lejuar Presidentin Trump të përdorte platformën ndërsa hiqte ose etiketonte përmbajtjen sepse kompania beson se “publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalim të diskutueshëm”.

“Por konteksti aktual është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike,” tha ai të enjten.

The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining…

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, 7 January 2021



7 Comments

  1. Hah e nxorrri koken e shemtuar moterqiri fb. Prit se esht vetem fillimi. Kta kermat e fb dhe twiterit do dalin shum shpejt jasht loje pasi dy platforma te fuqishme qe perfaqsojn vlerat e verteta te njerzimit po pregatiten te dalin shum shpejt dhe kokeskizoidi bashke me ate qe rri dru gjith kohen do jen pjes e historise se shemtuar te njerzimit. Wait and See.

  2. Te gjitha rrjetet sociale ne bot jane prone e iluminatit.zuckerberg,Bill Gates etj etj jane kelyshe qe vetem emrin kane ne keto kompani.

  3. Hapni llogari tek aplikacioni i ri Parler, nje zevendesues i tradhtareve degjenerata te facebook dhe tweeter. Te gjithe patriotet jane ne Parler, ndoshta shpejto do kemi edhe Trumpin aty.

  4. Shqupistat si gjithmone te djathte te flakte ne mbrojtje te demokracise.
    Gjykatat e US jane komuniste… Zuckerberg eshte sorroist…. Pence eshte i shitur…

    E thene nga te njejtet njerez qe se kane problem Saliun sekretar i PPSH per 30vjet apo Lulin qe mbaroi studimet me bursen e Sorros, apo shume drejtues te larte te PD qe kane qene ish komunista, pinjolle komunistash, ushtarake te larte ne kohe te dulles, spiune dhe pederaste te deklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *