• |
ide | kryesore

Demokratët s’i ndahen Trump, do ta çojnë për hetim pas sulmit në Kongres

-Instant, Arkiva, Të fundit



Demokratët në SHBA planifikojnë të zyrtarizojnë nismën për hetim ndaj presidentit Donald Trump, për rolin e tij në sulmin ndaj ndërtesës së kongresit, të mërkurën e shkuar. Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ajo do të bënte përpara me konkretizimin e Impeachment-it, nëse Trump nuk do të dorëhiqej menjëherë. Akuza për nxitje të rebelimit do të prezantohet nga demokratët e dhomës së ulët të kongresit, të hënën. Ata akuzojnë Trump se ka inkurajuar rebelimin në kongres në të cilin pesë persona humbën jetën. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, tha ndërkohë se impeachment-i ishte një çështje e kongresit por se ai, mendonte prej kohësh, që presidenti Trump nuk ishte i përshtatshëm për detyrën.

Vetë shtëpia e bardhë e hodhi poshtë impeachmentin duke e quajtur atë politikisht të motivuar dhe një lëvizje që nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të ndante akoma më shumë vendin. Rreth 160 demokratë të dhomës së përfaqësuesve kanë nënshkruar ligjin që kongresmeni Ted Lieu, nga Kalifornia, dhe David Cicilline, nga Rhode Island nisën të hartonin pas kaosit të së mërkurës në kongres. Nëse procesi shkon përpara, kjo do të ishte hera e dytë që dhoma e përfaqësuesve e vendos Trumpin nën impeachment.

Në nëntor 2019, dhoma e ulët e hetoi Trump nën akuzën për abuzim me pushtetin dhe pengim të kongresit, por senati e shfajësoi atë në shkurt 2020. Trump është presidenti i tretë që kalon në këtë proces. Dy presidentë të tjerë, Bill Clinton në 1999 dhe Andrew Johnson në 1868, u lanë po ashtu në detyrë nga senati. Presidenti Ricard Nixon, dha dorëheqjen para se të mund të vihej nën hetim.



7 Comments

  1. I qenkan leshuar “me buke ne traste”…. ose sic i thone ne Librazhd, “si Taulanti presidentit”

  2. Dhe si perfundim do ti hane karin. Kete e bejne sepse eshte akoma komandanti i forcave te armatosura me te fuqshme ne bote, dhe po dhjesin gjak pasi e dine mire fundin…….. Akoma nuk ka filluar, data 20 Janar 2021 do te mbahet mend shume gjate e do te shenohet ne histori si Fillimi i fundit te se keqes…..

  3. Demokratët mos harrojnë që të përdorin shkumë të companisë “Gillette” kur ti rruajn topet Trump-it. Edhe të ngarkojnë ndonjë congresswoman të bardhë, të re dhe të bukur me këtë detyrë.
    50 Milion votues të TRUMP (70% e votuesve të tij) janë të bindur që ju vodhën votën, ndërsa demokratët kërcënojnë me gojën e një plakushe italiane 81 vjeçare.
    Nga ata 50 Milion votues, sikur 100 personave në vënde dhe kohë të ndryshme t’ju digjet siguresa, bëhet Amerika si Afganistani.
    Prandaj Demokratët pushtetin që vodhën le ta mjelin pa u hap bythësh dhe pa ju bë karshillëk të vjedhurve.

  4. O Shkullako.
    Qysh do bejme nashti ? Do e shajme me Sorosin, apo jo ?
    Qysh eshte direktiva nga SHQUP-i ?
    Na jep nje ide, mer djale, se kena mbet gojehap.
    Thuj dhe Bushos, mbase di ndonje variant, si te themi “na fal” me dinjitet.
    Gjithe keto vjet nuk lame gje pa thene.
    Kaq shume e kemi share sa vetem na ka mbet … “Kopetenti te na fali, se b.thq.ra jemi ne.”

    1. Direktiva eshte ajo qe ishte e qe ka qene gjithmone:

      BAR DO HAME E BAR DO PIME PO PARIMET S’I SHKELIM E DOREN S’IA SHTRIJME ARMIKUT!

  5. Demokratet kane pak siklet se thuhet qe gjate pushtimit te Capitol Hill eshte vjedhur laptopi i Peloqes ku mund te kete gjera interesante prandaj ajo dhe Schumer jane paksa te irrituar. Te presim si do shkojne gjerat ditet ne vijim o lulekuqet e rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *