• |
ide | kryesore

“Shih kush u kthye!”: Neymar stërvitet pas një muaji, PSG e reklamon si shpëtimtar

-Instant, Sport



Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është rikthyer në stërvitje pas një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi në kavilje. Neymar doli nga fusha me barelë në minutat shtesë të ndeshjes së madhe kundër Lyon më 13 dhjetor.

PSG ka postuar një foto të Neymar në Twitter nga qendra stërvitore. E kuptueshme, duke qenë se kthimi i Neymar është një lajm i mirë për PSG. Ekipi kohët e fundit është përballur me një seri dëmtimesh dhe pas 19 ndeshjeve ata janë një pikë prapa kryesuesve të kampionatit Lyon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *