• |
ide | kryesore

Presidenti i ri, Ramush Haradinaj fton Vjosa Osmanin në debat (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kosova tashmë ka dy kandidatë të vetshpallur për President, Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn që do të varen nga partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve të 24 shkurtit. Osmani nënshkroi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe në rast se një nga forcat e tyre politike fiton zgjedhjet dhe përbën shumicën, atëhere ajo do të bëhet Presidente.


Nga ana tjetër Haradinaj ka bashkuar forcat me partinë e Zef Morinës, dhe do të jetë kryesues i listës së AAK si dhe kandidat për President, teksa duket se këto zgjedhje ai nuk ka qëllim të bëhet kryeministët.


Në një video-mesazh Haradinaj ka ftuar Osmanin që të debatojnë së bashku si kandidatë për Presidentë.

‘’E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për Presidente zonja Vjosa Osmanin, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku me ju. ‘’- thotë Haradinaj.

4 Comments

  1. Mire do ishte te besh debat me familjen tende , me miqte e tu, me partine tende.

    Mos e humb respektin e merituar per luften dhe sakrificen tende e te familjes tende .

    leri edhe te tjeret te japin kontributin e tyre dhe te sjellin dicka te re per Kosoven

    Kjo vetem do ti rriste vlerat ne syte e opinionit publik.

  2. I ka ble me koh dhe i kan bere gati per kete dite ky kllounet o rramush me koh e me vakt. ja kan bo rrugen autostrad….ju futini nga nje shqiponje me dur me avni rustemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu