• |
ide | kryesore

Rifillojnë reshjet e dëborës në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së enjtes kanë rifilluar reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve, momentalisht akset kryesore nuk paraqesin probleme.

Më problematike është situata në Qafë Plloçë dhe Qafën e Qarri ku deri më këto momente trashësia e borës ka shkuar nga 2 deri në 5 cm.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhe lagështisë. ©LAPSi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *