• |
ide | kryesore

Shuhet familja nga Kosova, 4 jetë të humbura nga aksidenti në Rrugën e Kombit (Detajet)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.



2 Comments

  1. E cuditshme se si fati tragjik i ndjek njerzit e pafajshem ,kurse pushtetaret tane duket sikur

    kane imunitet. Per 3o vjet s’kane lene gje pa bere, kane vjedhur, plackitur, rrenuar me

    mijera familje , kane cuar drejt vetvrasjes me mijera njerez, kane cuar popullin ne zgrip te mbijeteses

    kane ndare prinderit me femijet per se gjalli, i kane bere te gjitha te zezat ketij populli e

    megjithate jane shendosh si kokrra e molles as nuk semuren, as nuk aksidentohen as nuk

    vdesin as nuk u thyhen kembet e karrikeve apo kolltuqeve prej 30 vjetesh. Duket e i mbron

    vet djalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *