• |
ide | kryesore

Ekipi i OBSH-së në Kinë nuk lejohet të hyjë në laboratorin e viruseve

-Instant, Lajme, Planet



Ekipi i shkencëtarëve të OBSH-së ka mbërritur në Wuhan të Kinës për një mision të ngarkuar politikisht mbi hetimin e origjinës së koronavirusit. Drita jeshile për ekipin e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u dha pas përpjekjesh disa mujore për t`i dërguar ekspertët në terren. Ndërsa atyre u është dhënë OK-i të hetojnë tregun e kafshëve të gjalla ku u diktua një vatër e hershme infeksioni, nuk do të lejohen të verifikojnë pretendimet se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan, siç kanë pretenduar Donald Trump dhe disa liderë të tjerë.

Drejtuesit e Kinës  janë mburrur me suksesin e tyre në mposhtjen e sëmundjes brenda kufijve të vendit. Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se fshehu fillesat e pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *