• |
ide | kryesore

Princi Harry zemërthyer pas largimit nga familja mbretërore, Tom Bradby: Ka qenë një vit i vështirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Duka i Sussex-it është ‘i lënduar e i thyer nga situata me familjen mbretërore’, ka zbuluar Tom Bradby në një intervistë të radhës.

Prezantuesi i ITV Bradby, i cili foli me Princin Harry dhe Meghan gjatë turneut të tyre në Afrikë në 2019, tha, “Unë mendoj se Harry është lënduar nga situata me familjen e tij, ju nuk keni nevojë të keni njohuri për ta ditur këtë, por mendoj se është e vërtetë”. Sidoqoftë, duke diskutuar vendimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it për t’u larguar nga rolet e tyre të larta mbretërore dhe për zhvendosjen në Amerikë, Bradbury deklaroi se çifti janë ‘të kënaqur’ me jetën e tyre të re të pavarur.

Duke folur në një episod të Love Your Weekend With Alan Titchmarsh, pyetet se: “A janë ata të pakënaqur? Jo, unë mendoj se janë të kënaqur, nga gjërat që po bëjnë janë mjaft të ngazëllyer nga”.

Që nga largimi i tyre zyrtar nga Britania e Madhe në mars të vitit të kaluar, dyshja kanë krijuar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara me djalin e tyre një vjeçar, Archie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *