• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion tregon pse u tërhoq nga American Music Awards

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja amerikane Megan Thee Stallion nuk po ngjitet më në skenë me BTS në “American Music Awards 2021”, të dielën.

“Isha shumë e emocionuar të shkoja në ‘AMA’-s dhe të performoja me BTS, por për shkak të një çështjeje personale të papritur, nuk mund të marr më pjesë”, shkroi në “Twitter” të shtunën reperja e “Savage”, 26 vjeç. Megjithëse reperja e “Body” nuk shpjegoi se çfarë ishte “çështja personale”, fansat spekuluan se ajo vendosi të tërhiqej nga AMA për vrasjen e fundit të mikut të saj, Young Dolph. Dolph, të cilin “The New York Times” e përshkroi si “një nga yjet e rinj më premtues të hip-hop-it në vitet e fundit”, ishte vetëm 36 vjeç kur u qëllua dhe u vra të mërkurën ndërsa blinte biskota për nënën e tij në një dyqan në vendlindjen e tij Memphis, Tenn. Pasi dëgjoi lajmin për Dolph, emri i vërtetë i të cilit ishte Adolph Thornton Jr, Megan shkoi në “Twitter” për të ndarë reagimin e saj zemërthyer.

“Jam shumë e sëmurë dhe jam në mosbesim! Duke u lutur për familjen dhe miqtë e tij! Pusho në paqe miku im, një legjendë e vërtetë”, u shkruan 7.1 milionë ndjekësve të saj vendasja nga Teksasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *