• |
ide | kryesore

Përgjaket e diela/ 1 viktimë dhe 8 të plagosur në aksidente vetëm në 3 orë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo e diel ka shënuar një seri aksidentesh në rrugët e vendit. I fundit u regjistrua në aksin Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Buçimas. Burime zyrtare nga policia thanë se një automjet ka goditur një këmbësor rreth 48 vjeç me iniciale P.Gj. i cili ka humbur jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia në afërsi të Korçës. Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.

Më herët një aksident me 6 të plagosur u shënua në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” Lushnjë ku një ambulancë e spitalit të Fierit u përplas me një makinë.

Rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit në Vlorë, një automjet me një drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja një grua me iniciale M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe në aksin Elbasan – Peqin u shënua një aksident ku dy automjete u përplasën kokë më kokë dhe njëri prej drejtuesve është në gjendje më të rëndë në spital. Policia thotë se i plagosuri është V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik dhe se është jashtu rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Aksident i rëndë/ Ambulanca e Fierit përplaset në Lushnjë, 6 të plagosur

FOTO/ “Range” përplaset kokë më kokë me “Benz”-in në Elbasan – Peqin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *