• |
ide | kryesore

Aksidentet pẽrgjakin Tiranën, tre viktima brenda pak orësh

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Brenda tre orësh tre persona kanë humbur jetën nga aksidentet në qarkun e Tiranës.

Marsel Tefa 35 vjeç dhe Egla Celami 29 vjeç kane mbetur të vdekur në një aksident në rrugën e Arbërit, teksa makina e tyre ra në humnerë pranë shkallës së Tujanit pas përplasjes me një tjetër makinë. Në aksident mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i makinës tjetër.

Një aksident i rëndë është regjistruar edhe në rrugën e Elbasanit, ku një 54-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë.

Rrugët e qarkut të Tiranës janë përgjakur në harkun kohor të pak orëve, pasi 2 aksidente shkaktuan 3 të vdekur dhe 1 të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *