• |
ide | kryesore

Rilindja do ti bëjë përgjimet qesharake/ 20 % e ka marrë Nard Ndoka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

E kapur gafil dhe pa përcaktimin e një linje nga Rama dhe Veliaj që fshihen dhe nuk flasin, propogandistët e rilindjes e kanë humbur toruan për të reaguar ndaj përgjimeve të antimafias italiane që tregonin përhapjen e tentakulave të ndragetës edhe në Shqipëri. Kështu sipas një lajmi të botuar gjithandej eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, që del se do ndërhynte pr bizneset e Ndraghetas në Shqipëri, nuk paska lidhje me socialistët…..por me Nard Ndokën. Kjo përpjekje për ta shndërruar një skandal korruptiv në një subjekt qesharak të rrejteve sociale dëshmon për një varfëri ekstreme në mbrojtje.


Një nga kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë lidhje me një nga emrat e përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Bëhet fjalë për aleatin e Bashës, Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në listat e kandidatëve të PD-së, pas marrëveshjes së arritur me kreun demokrat. Ndoka dhe politikani Italian, Lorenzo Cesa, i cili ka rezultuar në përgjimet e antimafias italiane si i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”, kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, e cila daton disa vite më parë.


Propogandistët e rilindjes “nga një kërkim në rrjetet sociale të Nard Ndokës”, kanë zbuluar se aty “gjendet edhe një foto nga një takim mjaft i përzemërt mes tij dhe Lorenzo Cesa(ne foton siper majtas), që mban datën 27 maj 2014. Miqësinë me politikanin italian të lidhur me “Ndranghetën” e pohon edhe vetë Ndoka teksa shkruan në foton e publikuar: “Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”.

Por edhe po ta besojmë versionin se Ndaghetan në Tiranë e ka sjellë Nardi a mjafton kjo? se pastaj duhet të puesim: Po “Nikun” e njihte ai? Po 20 % për tendera dhe leje ndërtimi Nard Ndoka pa asnjë pushtet so ti merrte?

Sado tu fshihen pyetjeve apo sado ta shndërrojnë historinë në qesharake rilindasit me sa duket kanë mbetur pa version për përgjimet italiane.

©Lapsi.al

3 Comments

  1. Shqip thuhet u ka ngelur dobiçi ne dere e perpiqen t’ja kaloje komshiut !Nard Noka,ka qene ne koalicion me Ramen,ky i fundit ia prezantoi atij ?Apo kur ishte ne opozite,i financonte kullat,dyqanet,drejtorin e policise tirane,sot drejtor i pergnithsehm,ardi Veliu ?
    Duhet te kesh moralin dhe fyryren e rilindjes qe te merresh me kesisoj marifetesh e pislliqesh ?!
    Ja hedhin kujdo qe ka qejf ta haje por ne te vertete,mafia ka kapur pushtetin se ai i intereson dhe te tjerat jane gallate e radhes se palaçove dhe krimineleve te Partise Socialiste !

    1. Ik ore koqe se Nard ska qene me ps edhe vjet kanidoj nen siglen e pd,
      Smund te themi qe ai eshte i perzier por edhe duart nuk i ve ne zjar se te gjithe politikanet qe kane qene edhe qe jane sote akoma tu qish te 7 brezat asnje seshte i mire

  2. Laki Luciano ka qene miku me i afert me Shaban Memin ,Tota Rina mik per koke i Sales Provenciano ka qene miku i Pilo Persterit ,Giovani Brusca miku i Haxhi Lleshit ,kurse keta ripjerdhesit jane te virgjer ,vetwm Taulant Balla mashkulli me i bukur ,”sipas gruas se tij”eshte prishur pak dmth eshte zhvirgjeruar.Se keta jane si puna e putanes qe thote une zbera gje filanka u q..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu