• |
ide | kryesore

Versioni i padëgjuar i ish-komandantit të Gardës: Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dha një version të padëgjuar më parë për atë që ndodhi në 21 janar 2011.


“Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.


“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër” – tha Prendi. ©LAPSI.al

5 Comments

    1. E ka fjalen per Paulin Sterkaj. Qe bashke.me Tom Doshin dhe Frroket dhe nen drejtimin e Rames e bene gjak bulevardin, per ca foto ne gazetat e perendimit dhe per pushtet. Ky loqa Prendi duhet te ishte ne birg me kohe e vakt. Imagjinoni vartesin tjeter nga keto soji Mark, Frrrok, Llesh, Malo, qe ishte komandant i snajperave e ka pas spiun te Rames. Dhe sot eshte kryetar bashkie i Macukullit. U dhjefsha Ramen dhe Bashen. Per ato qe u.mbetet qefi, Metes futini nje dush shurre.

  1. Ishte torture te degjoje idiotizmat e ketij karit.
    Me te ardhe turp qe ky individ ka qene ushtarak i larte. Jo vetem nga menyra artikulimit, po edhe nga budalliqet qe nxorri nga goja. Perfaqesues tipik i talibaneve qe duan te vine rishtaz ne pushtet.

    Ah po, per ata qe se dine apo e kane harruar. Komandant kolonel, gjeneral, marshall Prendi, ndroi tyten e pistoletes qe te manipulonte provat. Me keq se Lul Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu