• |
ide | kryesore

KQZ cakton 140 milionë lekë për partitë për 2021, zbulohet shuma që do përfitojnë PS, PD dhe LSI (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë gati projektvendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, që më pas do të përdoren në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit. Projektvendimi që pritet të miratohet në datën 12 shkurt parashikon një fond prej 140 milionë lekësh për partitë politike.

Sipas draftit në fjalë, Partia Socialiste do të marrë 63. 417. 047 lekë, Partia Demokratike 38. 911. 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20. 012. 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7. 447. 477 lekë, Lista e Barabartë (Libra) 4. 841. 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5. 369. 137 lekë. Sipas KQZ ndarja e fondeve është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *