• |
ide | kryesore

I vihet flaka makinës në Krujë, policia shoqëron disa persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë është djegur qëllimisht gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

Policia njofton se mjeti i djegur ka qenë i parkuar në banesën e shtetasit B.V, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të zjarrvënues së qëllimshme.

Detaje nga policia: Më datë 02.02.2021, rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *