• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta babi i Çiljeta Xhilagës, shkak Covi-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë, këngëtarja Ciljeta Xhilaga duhet të realizonte një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn. Mirëpo, këngëtarja nuk mundi të ishte e pranishme në emision për shkak të një problemi shëndetësor në familje.

U mësua se babai i Ciljetës ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, ndaj do të futej në intubim.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e “Wake Up”-i, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin të sëmurë që është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.

Fatkeqësisht, babai i këngëtares nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Ciljeta nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për këtë lajm, ndërsa ka vendosur në foton e profilit të saj një fjongo të zezë, duke lënë të kuptohet se babai i saj nuk jeton më.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *