• |
ide | kryesore

Variantet e reja të COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nuk janë identifikuar deri tani raste të mutacioneve të COVID-19 në vend. Manastirliu u pyet nëse ka dërguar Shqipëria mostra të analizave në laboratorë jashtë vendit, teksa u përgjigj se është një proces që vazhdon.

ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. Iu bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”, deklaroi Manastirliu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *