• |
ide | kryesore

Strakosha e Haaland në një skuadër: “Është një klub i madh me ambicje europiane”

-Instant, F1, Sport



Nuk ka më vend tek Lazio për Thomas Strakoshën. Portieri i kombëtares së Shqipërisë, i cili humbi vendin si titullar me ardhjen e Reinas, është tashmë i hapur për sfida të reja dhe duket se e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm. Me Haaland në një skuadër, në kërkim të sukseseve europiane me Borussia Dormund.

Shqiptari, duke folur për Sky Sports në Gjermani është treguar i hapur për një lamtumirë të mundshme në verë: “Unë jam i hapur për sfida të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time. Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që gjithashtu ka një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk isha i interesuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *