• |
ide | kryesore

U shkarkua nga vetingu, “Strasburgu” rrëzon pretendimet e gjyqtares shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut. Gjykata e Strazburgut rrezon pretendimet e ish-gjyqtares pasi thotë që nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas njoftimit të Gjykatës, procedurat për shkarkim ishin te rregullta dhe shkarkimi i Xhoxhaj ishte propocional.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thotë se në çështjen Xhoxhaj, kundër Shqipërisë nuk kishte shkelje të disa neneve që pretendonte gjyqtarja Xhoxhaj, si e drejta për proces të rregullt, pretendimi për parregullsi në procedura, e të tjerë. Altina Xhoxhaj, ish gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra në 3 maj 2018. Xhoxhaj ankimoi në Strasburg shkarkimin e saj me pretendimin si të pabazuar në ligj e prova. Sipas KPK, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj. KPA gjithashtu mbështeti vendimin e organit të parë duke e larguar atë nga drejtësia.



3 Comments

  1. Aq e pabesusheme eshte qe keta gjyqtare apo prokurore te shkarkuar per mos justifikim te pasurise, shkojne ne strasburg, keta edhe vete nuk e besojne qe kane rjepur kete popull fukara, keta pseudo gjygjtare qe ishin leckamane sote jane bere miljonera sa edhe gjygjtaret e BE i kane zili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *