• |
ide | kryesore

Daçiç reagon pas fitores së Albin Kurtit: Nuk do të jenë kohë të lehta për dialog mes dy vendeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas deklaratave të kryeministrit në ardhje të Kosovës Albin Kurti se në qeverinë e re nuk do të jetë prioritet dialogu me Serbinë, ka ardhur reagimi i kreut të Parlamentit të Serbisë Ivica Daçiç.

Ky i fundit thotë se nuk është i befasuar nga deklarata e kreut të Vetëvendosjes, duke theksuar gjatë një interviste për “TV Pink” se nuk do të jenë kohë të lehta për dialog mes dy vendeve.

“Serbët treguan unitet në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne mund të ndjekim një politikë serioze të mbështetjes së popullit serb. Nëse nuk ka serbë në Kosovë, ky problem humb rëndësinë e tij. Pothuajse të gjithë serbët në Kosovë votuan për serbët.  Kjo tregon besim në Listën Serbe. Mishërimi i lidhjes me Beogradin “, deklaroi Daçiç.

Ai u ndal edhe te urimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë për qeverinë e re, duke u shprehur se shpreson që qëllimet e përbashkëta të të gjithëve të ishin ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal.

“Pavarësisht nga perspektivat e dialogut, qëllimi është të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal. Është koha të kthehemi në një agjendë që është realiste dhe e qëndrueshme, që Prishtina të bashkohet me “mini Shengen”, për të zgjidhur problemet e jetës së njerëzve, nëse nuk mund të biem dakord për një zgjidhje më të përhershme”, shtoi ai.



2 Comments

  1. Ta fut shpulle kokes Albini, prandaj e???
    Kar do hash m’jes dreke darke, o skith kombshfaroses!
    Ishit mesuar me Thacin qe ju kthente bythen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *