• |
ide | kryesore

Kujtesë/ Kur Rama thoshte për “The New Yorker” se po të bëhej kryeministër ishte si të ndërronte seks

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka çuditur një ditë më parë me idenë se po të mos kishte nevoja të mëdha vendi ai do të largohej nga politika, nuk do të kërkonte një mandat të tretë sepse do të donte ti përkushtohej familjes së tij. “Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja…” theksoi ai.

Por kjo duket se është vetëm një piruetë e një njeriu që ka luajtur gjithmonë me bllofin se është politika që ka nevojë për të dhe jo ai për politikën. E ka bërë këtë manovër disa herë dhe po e provon sërish tani kur nuk ka më asnjë bilanc konkret me të cilin të paraqitet para zgjedhësve.

Vota e 25 Prillit/ A ikën Rama nga politika, nëse nuk merr mandatin e tretë

Lapsi.al ka hapur arkivat dhe ka zbuluar se kur Edi Rama ka luajtur për herë të parë me këtë spekulim. Bëhet fjalë për vitin e largët 2005, kur ai ishte ende kryetar bashkie, ndërsa Nano kryeministrër. Atëherë në mjedisin provincial të Tiranës, bëri shumë bujë një artikull i revistës prestigjoze amerikane “The Neë Yorker”. Gazetarja Jane Cramer (foto djathtas) e cila ishte nisur enkas në Shqipëri për të bërë një portret për të, e takoi nga afër kryebashkiakun. Dhe e pyeti atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse synimi i tij qe që të bëhej një ditë shefi i qeverisë së vendit. Që atëherë duket qartë se si Rama, që sot po kërkon mandatin e tretë, përdorte të njëjtën taktikë edhe 16 vite më parë. Kalimi nga arti në politikë ishte sipas tij njësoj si të ndryshonte seksin dhe ai nuk mund ta mendonte një kapërcim tjetër nga kryebashkiaku në kryeministër.

Armand Shkullaku: Lëreni të shkojë të merret me fëmijët

“Këtë pranverë, ai po udhëtonte nepër takime çdo të Dielë dhe njerëzit thanë se ai po peshonte shanset për t’u bërë vetë Kryeministër – diçka që shumica e shqiptarëve do ta mirëprisnin. Rama me tha jo, se ai kishte bërë një “kontratë morale” me Tiranën dhe se ai “nuk do ta griste këtë kontratë, edhe sikur të më ofronin mbret, e lëre më Kryeministër”. Te kaloja nga arti në politikë – nuk do ta kisha bërë këtë në asnjë situatë normale”, – më tha Rama – “Eshtë e pamundur, është Kafkiane, është si të ndryshosh seks. Por unë dua ta lë emrin tim në historinë e këtij qyteti, këtij vendi”.

Pra fabula e stërpërdorur, e një njeriu që ka ambicie të tjera, por i duhet të merret përkohësisht me politikë, ndonëse një dekadë e gjysëm i vjetër. ka mbëtur i vetmi justifikim për Ramën për të mos u shkulur nga postet shtetërore të cilave nuk i ndahet prej 23 vjetësh.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. E cuditshme sesi nje prestigjoze si the “New Yorker” eshte interesuar per kete xhevahirin tone. Por po te shohesh fytyren dhe mbiemrin e gazetares qartesohesh pak ose shume. Ashkenazi

    1. Me shume shume shume $$$ mund te lobosh per çdo gje ne USA. Pyetja eshte ku i gjeti kaq shume shume shume $$$ atehere ky i gjati, se deklaron qe e kane mbajt grate me leke gjate gjith kohes…
      Kshu duket si kallom bosh, s’ta jep pershtypjen qe eshte aq i mire ne shtrat, sa grate ta mbajne me leke, si gigolo
      Misteret e botes shqiptare

    2. I bere tgjith cifutet puntor te soros mo neri.
      Shum bias-e dhe paragjykime ke.
      Duhet te lexosh Kantin per tu kuruar nga intuita e tepruar.

      1. Kush te tha ty qe nuk e njoh Kantin apo qe nuk kam ndjekur ndonje workshop nderkombetar per filozofine morale dhe poliitike te tij? Kanti eshte filozof gjigand sepse nder te tjera ishte i pari qe na mesoi ta trajtojme humanitetin tek tjetri si qellim ne vetvete dhe jo vetem si mjet, si edhe qe te ndjekim vetem ato principe qe mundemi ne te njejten kohe t’i universalizojme, por Kanti ne te njejten kohe ishte nxenes i kohes i tij dhe per pasoje i mbushur me paragjykime per grate, kulturat e tjera e sidomos cifutet, keshtu qe keshilla jote nuk vlen. Ghithsesi, une nuk kam ndonje paragjykim per cifutet, por eshte fakt qe po njohe njerin prej tyre te jepet mundesia te njohesh shume prej tyre, gje qe mund te vleje per shume etni por ne kete rast ka me shume vlere se ato jane ne pozita pushteti me shume se kushdo.
        Tani qe te heqesh cdo dyshim qe komentin me siper e kam bere edhe pse e njihja Kantin ketu ke nje pjese komenti nga vjet per pune pandemie.
        Neri
        05/04/2020 te 13:59
        Mos i jepni Rames vlera kot. Ky domen nuk u krijua prej tij, por eshte domeni qe po dominon gjithe boten. Rama eshte thjeshte nje zbatues llafazan i modeleve te te tjereve. Kudo ne perendim sot jane mbyllur veshet per nje debat moral 360 grade. Kjo eshte e gabuar por ka nje shpjegim. Eshte shume me i sigurte numri i te vdekurve nga pandemia sesa nga ekonomia. Pergjegjesia per vdekjet nga pandemia eshte shume me e drejtperdrejte se ajo per vdekjet nga ekonomia dhe njeriu eshte pergjegjes per ate qe di mĕ me siguri. Ky lloj reagimi duket i mbeshtetur ne nje moral Kantian qe nuk i interesojne pasojat ne totalin e tyre, por thjesht mos-berja e nje veprimi qe eshte drejteperdrejte imoral edhe pse pasojat mund te ishin me te mira ne pergjithesi po ta beje. Eshte nder te paktat here kur politika po ndjek moralin kantian dhe nuk po e fut fare ne konsiderate analizen utilitariane(ate qe llogarit pasojat me modele matematikore) qe ne pergjithesi dominon formimin moral te politikaneve ne perendim dhe sidomos ne SHBA.

        1. Komenti qe citove shpreh zbatimin e imperatives kategorike, ndersa krahasimit te rames i dhe nuance deduktive, pra nga gjeneralja ne specifike.
          Por ne paragrafin siper, ti bie ndesh me kete, ku je induktiv dhe gjeneralozon racat nga specifikja, pra nga nje individ.
          Sikurse vete kanti me paragjykimet e tij, pra ta lexosh e kuptosh ate, sdo te thote ta zbatosh filozofine e tij ne jeten tende te perditshme.

  2. Niveli i ulet qytetar dhe mos pasja e kultures si popull ,pasojat e krijimit te njeriut te ri nga diktatura Hoxhiste kane sjelle ne krye te vendit nje moster te tille,nje ordiner,hajdut,sojsez,rrugac,tradhetar e shume e shume epitete qe i takojne.Nuk na e ka fain ky ne e meritojme ate qe zgjedhim dhe rrime dhe bejme gam gam neper portale duke share njeri tjetrin dhe ky lloj mostre tall trapin me kete popull.Kur te thyej qafen at’here do t’i mirni vesh dhe do ti shikoni s’e cka bere per tete vite ky moster bashke me shpuren e tij,neqoftese gjithmone ne qoftese do te fuksionoj drejtesia per keta horra nuk do te kene vend burgjet.

  3. … “Eshtë e pamundur, është Kafkiane, është si të ndryshosh seks. Por unë dua ta lë emrin tim në historinë e këtij qyteti, këtij vendi”…..

    Epo ja ka arritur:
    e ka kthyer realitetin shqiptar në Kafkian.
    Historia do e kujtojë por jo për ato dhe si ka dashur ai.
    I ka ngel vetëm ndryshimi i seksit, duke qenë se ka kohë që vesh benevrekë të gjëra nuk është habi….

  4. Per seks Rama e ka provuar si mbrapa edhe para,por kjo nuk ja ul vlerat kombetare.
    Rama e tha qe kur vajta tek PD sḱishte vend atehere kaloi tek PS qe kishte vend.
    Pushteti nuk ka frena slloganesh psh te shikosh Nikoll Lesin qe Saliu e dogji,e rrahu ,e perdhunoi dhe tani i lepin sumen,pra si te thuash nderroi seks.
    Psh Meta per cdo gje qe ndodh na jep direktiven sikur eshte shtet tjeter,harron shpejt hajduti qe u be mbret.
    Te mblidhemi te gjithe,Hajdute,kriminela ,qelbesira rrugacesh dhe ta heqim Ramen.

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Komplet i mbaruar.Mandai i trete i duhet qe te fitoi koh per zhdukur gjurmet e aferave korruptuve.Do te ishte tragjedi kombetare nese Edvin D’Rama dhe Erion Veliaj nukdenohen.Pretendon per mandatin e tretë mashtruesi,hajduti Edvin D’Rama,dy herë i denuar!Sukseset e mafiozit D’Rama,Kryetari i organizates mafioze te “rilindjes”,7 herë i dështuar ne hapjen e negociatave me BE-n,derisa e solli situaten ne ate pikë,sa i kan mbyllur derën,prandaj edhe ka kthyer kokën per te gjetur aleatë te rinj,tek Kina dhe Turqia.Qe nga momenti qe ka ardhur ne pushttet mafiozi D’Rama,ne Shqiperi ndodhin tre herë më shumë vetvrasje se vrasje.D’Rama i detyron shqiptaret te vetvriten ose te braktisin Shqiperine.Mbi 400 mijë shqiptare te larguar gjatë qeverisjes së mafies” rilindase” .Afro 600 mijë vende te reja pune premtoi drogaxhiu,mashtruesi ordiner D’Rama,por ndodhi e kunderta, papunesia u rrit mbi 100 mijë persona.Drogaxhiu premtoi uljen e borxhint publik,por ndodhi e kunderta,borxhi u rrit mbi 90%.Ne 22 vjet demokraci te gjitha Qeverite sebashku kan marrë 5.9 miliardë Euro borxh,ndersa Qeveria e mafies”rilindase” ka marrë 6.3 miliardë Euro borxh dhe nuk di të thotë se ku i ka çuar!!!Pra ekonomia eshte ne kolaps,ne zgrip te humneres.Shqiperia eshte ne prag te falimentimit.Edvin D’Rama premtoi se ne 100 dit do te zhdukte krimin,por ndodhi e kunderta,Shqiperia u kthye ne Kolumbine e Europes,tre Ministra te Brendeshem te implikuar me krimin.Edvin D’Rama bashkpunoi me kriminelet per te ardhur ne pushttet,te cilët i bëri Deputetë dhe Kryetarë Bashkie. Mbi 350 zyrtare me te kaluar kriminale punesoi banda “rilindjes” ne organet shtetrore.”SHÇBA:280 oficerë të përfshirë në Vepra kriminale!!!Pezullohet nga detyra zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi,për nxjerrje të sekretit e shpërdorim detyre!!!Keto fakte e bëjn “rilindjen nje organizatë mafioze. Keto zullume aleatet perendimore e dijn fort mirë,prandaj edhe i kan mbyllur derën mashtruesit ordiner Edvin D’Rama,qe ne fakt duhet te ishte ne burg me koh,bashkë me Erion Veliajn,Tom Doshin,Arben Ahmetajn,Damina Gjinkurin,Ilir Beqaj,Saimir Tahirin,Fatmir Xhafen e kompani.

  6. Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndëri I Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk I takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrit.

    Se çfarë do bëj SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar po shikohet.

    Asnjë fjalë!

    Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin. Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stlin e opozitës, që të mos flasi për korrupsionin e familjes Berisha me shpresë se fitorja e pushtetit do tua heq këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.
    Shpellkare me vrap mbas ketij shkrimit të shkullakut eshte vetem per juMasturbohuni tani te gjithe shpellkare dhe cecene te salihut

    1. Te ajo afera e Klubit Partizani ka firmosur eshe Edvini yt që i ndërroi destinacionin nga zonë sportive në truall për ndërtim, pastaj e mbushi me leje ndërtimi.Pra në burg duhet futur ai i pari se po mos kishte bërë këto nuk I duhej asnjërit prona ku nuk mund të ndërtonte.

  7. Here he se ti po ben shaka se ke me gjithement keto qe shkruan ,nuk po mundohesh dot te besh ndonje shkrim qe te pakten t’a vlej po ngele me te njejten gje me ty e kam o pallanxho i ores 21 43 ,sa kenaqesh mor aman kur ja mer te gjithve ne goje ,dhe pret te shara nga gjithfar lloj.

  8. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit 1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *