• |
ide | kryesore

“Do bëhej qameti…”/ PD-Ramës: Me paratë e PPP-ve, do ndërtoheshin të gjitha spitalet

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me infrastrukturën e spitaleve në vend. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, PD shkruan se me paratë që ka shpenzuar për check-up korruptiv, pagesat për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend. Më tej, PD thotë Rama kërkon mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij.

“Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga COVID-19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryeministër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama”, shkruan PD.

Në deklaratën e mëparshme, të cilës i referohet PD, Rama shkroi se spitalet nuk kanë asnjë krahasim me atë që ishin përpara disa vitesh. Kreu i qeverisë tha se qeveria duhet të kryejë deri në fund ndryshimin që ka nisur në këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.



2 Comments

  1. Ore mire e keni ju te PD. Po sikur po e anashkaloni dhe nuk po e permendni fare pisllekun e familjes Berisha me klubin Partizani. Prandaj edhe jeni te pabesueshem.

  2. Ore po ju te Rilindja, pse nuk ja kopsisni dosjen e klubit Patellxhani dhe ta coni ne prokurori? Do benit mire te benit kete e mos te na rruni Pandin fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *