• |
ide | kryesore

Ilir Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të justifikohet për akuzat e shumicës parlamentare, se ai po bën fushatë kundër partisë shtet. Rama e akuzon se po takon fshehtas personazhet e OFL-së, presidenti i përgjigjet se ai monitorohet nga garda. I pari hedh dyshime për takime okulte politike, i dyti i tregon perimetrin e lëvizjveve Lalëz-presidencë. Kryeministri dhe njerëzit pranë tij e denoncojnë se po bën përpjekjet e fundit për të shpëtuar LSI-në nga disfata, kreu i shtetit simulon takime fallco me gjoja OJF.

I gjithë ky teatër, që nuk e beson askush, duhet të marrë fund. Të gjithë e dinë se tashmë prej shumë kohësh, Ilir Meta është futur në një kurs të mirfilltë prej opozitari. Të gjithë e kuptojnë se ai e ka kapërcyer rolin steril të njeriut që qëndron mbi palët. Me dekretet e kthyera, me ministrat e pa nënshkruar, me zgjedhjet lokale të anulluara, ai ka përvijuar më tepër rolin e një kundërshtari ndaj autokracisë, sesa të një presidenti të një republike normale demokratike.

Lexo me tej:

Rama e akuzon për takime të fshehta/ Meta: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

Prandaj në vend që të dredhojë për atë që realisht po bën, Ilir Meta duhet ta marrë burrërisht përsipër qëllimin që i ka vënë vetes. Gjithkush e ka të qartë se ai nuk po del nga kornizat e juridiksionit presidencial në një situatë të zakontë. Gjithkush e kupton se përballë ai ka një kundërshtar që sillet sipas modelit të hajdutit që thërret kapeni hajdutin.

Vetë Edi Rama ka thyer çdo lloj kodi ligjor dhe moral për mospërfshirjen e administratës në zgjedhje. Ai është i njëjti që i bëri thirrje policëve të heqin kapelet dhe të bëjën fushatë për PS-në. Ai është i njëjti që shfrytëzoi dhënien e tapive, fshat më fshat për qëllime elektorale.

Ai nuk po tregon asnjë farë skrupulli për të përdorur tragjedinë e tërmetit, në funksion të zgjedhjeve të fund prillit dhe po sillet si një infermier ambulant duke berdhur nëpër Shqipëri me një dorë vaksina, po për të njëjtin qëllim.

Pra, të dëgjosh nga frymëzuesi i vjedhjes së votave me Avdylajt në Durrës dhe i zbulimit të çamëve në Dibër, se kreu I shtetit po i tejkalon disi korrnizat strikte të ligjit, është kulmi i pafytyrësisë.

Kësaj hipokrizie, Ilir Meta nuk ka pse i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Një presidenti të cilit partia shtet i ka përmbysur në mënyrë të kundërligjshme dekrete si ai për dividentin, që nuk ka pranuar në mënyrë banditeske ti botojë aktet në fletoren zyrtare, që i ka ndryshuar sipas qejfit të drejtat dhe kompetencat, nuk mund të luajë rolin idiot të atij që qëndron mbi palët. Në këtë mënyrë ai do të të kthehej në lolon e regjimit.

Ilir Meta nuk është veshur prift, madje as nuk e ka përkundur këtë fantazi dhe në ëndrrat e veta më të çmendura, që të kthejë faqen tjetër, sa herë e godasin nga njëra anë. Me mënyrën plot hije dhe dritë, kulisash dhe përballjesh, intrigash e betejash, me të cilën e ka çarë rugëtimin e tij politik, një sjellje e tillë as që mund të pretendohet prej tij.

Lubonja merr në mbrojtje Metën: Presidenti reagon ndaj një kryeministri që është ekstrem në keqpërdorimin e pushteteve

Por, jo vetëm presidenti aktual, por askush tjetër në vendin e tij, nuk do të kishte luksin të sillej në mënyrë asnjëanëse në kushtet e këtij regjimi. Ç’do lloj barazlargimi kundrejt kësaj bande, do të ishte një lloj kolaboracionizmi me të.

Pikërisht për këtë, Ilir Meta duhet ti flakë dhe skrupujt e fundit presidencialë dhe të hidhet kokë e këmbë në fushatë.

Natyrisht, duke e bërë, duhet të marrë parasysh se roli i tij do të fshikullohet në ndonjë raport të ODHIR, se në një rekomandim të mundshëm të Venecias kjo praktikë do të goditet, se diplomatët sqimtaro – qesharakë të Tiranës, do të rrudhin buzët për këtë sjellje. Por ama e rëndësishme është të identifikojë se kë ka përballë, se beteja kryesore është kundër dikujt që nëse do të ishte shqetësuar për këto detaje, nuk do ta kishte drejtuar Shqipërinë drejt një autokracie erdoganeske.  

©Lapsi.al



31 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIREN KUR E SHQELMUAN CUNAT PROBLEMATIK TE PAGUAR NGA EDI RAMA SE JA PUBLIKOJ DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES ,TANI EDHE YMER GELBAZA NJE ZAGAR I TREDHUR ESHTE SI BATON HAXHIU thotë:

    OR ZOTI BUSHATI ,PO SI NUK KA TURP BATON HAXHIU KUR JENI NE STUDIO ,KUR JU E DEMASKONI DHE E TURPERONI ZAGARIN E TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA DHE VETEM NJE FJALE DI TA THOTE -REALISHT REALISHT REALISHT E PARA E PUNES ,EPARA E PUNES

    1. Megjithese je koqe komplet qe ushqehesh me byrek cdo dite, tek Shqupi, besoj e more vesh te fundit.
      SHBA, shpall Liken si njeri nga 12 me te korruptuarit ne bote.
      Sic ke thene ti Andi i thuaj ketij boles, mirupafshim ne 2029…
      Kush e duron Edvinin deri atehere.
      Ha byrek ha, me mire ti se ata…

  2. Askush nuk e beson se institucioni i presidentit edhe ne ato raste kur ka balancuar pushtetin e qeverise e ka bere duke qendruar mbi palet. Meta thjesht po heq edhe ate mbulese te holle qe i kishte mbetur duke e bere komplet te qarte qe edhe kur manifestohet njefare ekuilibri institucional ne Shqiperi eshte ne fakt rezultat i asaj qe Lubonja e quan perplasje mes bandash. Gjithashtu, institucioni i presidentit ne mungese te Gjykates Kushtetuese ka qene dhe eshte komplet i paefektshem, keshtu qe jam dakord me Bushatin qe ne nje situate sui generis si kjo me shume na duhet Meta si kundershtar i hapur i qeverise sesa perceptimi publik i neutralitetit te rreme te insitucionit. Gjithsesi nuk duhet te harrojme qe problemi ne kete rast nuk eshte vetem me raportin e ODHIR-it por edhe me prokurorine per shperdorim flagrant detyre.

  3. ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETENI BATON HAXHIU SE QFAR MENDIMI KA NESE ALBIN KURTI E KANDITON DITMIR BUSHATIN -NE DESHRIJOM SE DO TA KANDITOJ ) PER PRESIDENT TE KOSOVES?

  4. ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETE BATON HAXHIUN ,KY GREGU ESHTE I EDI RAMES APO KRISTAQ RAMES-MERO BAZE THOTE SE ESHTE I KRISTAQ RAMES-lexo Wikipedia EDI RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI SA METRA LARG JU MBANE GOJA ERE BYTH ,YMER GELBAZA KELLIRES,KOL SALLAKUT ,CARLO BOLES BOLINO DHE BATON HAXHIUT NGA BYTHLEPIRJA QE I BEJNE EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  5. OR ANDI PO AI DRITAN HALE-ja MBREME PSE PIRDHKE KOT HAHA HAHA, DRITAN HALE-ja PO FUTET NE DEBATE ME JUVE HAHA HAHA,SI DUKET ZAGARET E EDI RAMES KANE FRIKE NGA DEBATET MES JU ZOTI BUSHATI ,FATOS LUBONJES ,ARMAND SHKULLAKUT DHE NUK PO DALIN NE DEBATE DHE E KANE KAPUR TANI DRITAN HILEN E E SJELLIN NEPER STUDIO HAHA HAHA ,SA TE PA CIPE JANE ZAGARET,ARGUMENTI ITIJ ISHTE -PO JA RANE NGA DORA NJA 14 VAKCINA DHE SHKUAN DEM

  6. Në këtë shtet anormal ku jetojme, e ku absurdit i thuhet normalitet bie dakord me ju z.Bushati.
    Kemi disa vite pa gjykata, shoqëri civile, media masive të pavarur dhe qeveri që prej 8 vitesh sundon me mbi 90 deputetë.
    Presidentit (kushdo që do ishte, pa harruar se kush e bëri aktualin) nuk do i ngelej gjë tjetër vetëm të dali e të sensibilizoje popullatën për të marrë pjesë në votime. E kundërta e kësaj do ishte të ruante çelësat e kashtës.

  7. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.Bushat me zorr te madh e ke shkruar kete pacavure,me mire ta dergoje te Nikolai lesi se atje dhe mund te for conte rradhet e lsi,jo ketu,ne vend te pyesesh mete cfare donte ne ate shtepi dhe i pa shoqeruar nga garda ti i bjen rrotull duke u mare me ramen kete rrall jote fare,por qoke per ilirin

    1. Ti ipa emer nje koqe kandari na flet sikur ne shtepine tende ke te gjitha arshivat e sigurimit po Rama ikujt eshte balluku po gorilla Gramoz qe drjton kuvendin e shqiptareve I kujt ishte zotrote bashk me ty tepjerdhsha trute bashk me Ripjerdhjen socialkomuniste te shkerdhyer dhe shume dashakeqes te kombit

    2. Ky vend eshte plot me Turq dhe spiune nga me te ndyret , me nje fjale BASTARD ,
      Te gjithe rilindasit kane qene dhe jane te tille , kurvat jane gjithmone shtatezen me te tille BASTARD, e kemi dhurate nga komunisti Turk E.Hoxha .

  8. Po, Iliri mind ta mbeshtese opoziten fort sic po ben, duhet te beje nje gje ne fillim, te zbrese nga roli presidentit dhe pastaj te beje eshe 24 ore fushate po deshi. Kete gazetari nuk e thote dhe kjo eshte bythqimllik i grades pare. Gazetar skuth.

  9. Bushat,me kete shkrim,ja ke kaluar jo vetem Taulantit te Ballajve,por edhe Spiropallinjeve te dinastise se kastrioteve-Skendebeut.Eshte deklarata me origjinale e ADN -e tende,gjenetike.Tani ke te drejte te plote,je kthyer hapur ne origjine.

  10. Edvin Koqerama ka thene:”Ilir MUTAJ asht presidenti me i mire qe mund te kete Shqiperia”!!!!!
    A thu’ asht pendue si dreqi,eahh?!
    O sa mire me kene RIDHJERES i Edvinshkerdhates!
    Ilir MUTAJ duhej te ishte n’shtepi pa qera.Por meqenese Edvin Koqja asht mesu’ me Tahiret,Xhafajt,Roshet,Doshet,Daket,Ndoket,Frroket,RRajat,Damjanet,Gjiket,Pjetret,Kajmaket,Bushet……neper qenveri dhe neper bashki,atehere pse presidenti duhej te ishte ma i mire!!??

  11. ZOTI BUSHATI JU LUTEM ,PYETENI SONTE BATON HAXHIUN ,GREG (KRISTAQ ) RAMA ,ESHTE I RDI RAMES APO KRISTAQ RAMES,?!

  12. Sic duket keta KOMENTUES nuk lexojne se cfare shkruhet dhe i duket monitori si mur i bardhe dhe shkruajne mbrockulla qe asnje nuk i kupton.
    Ore flitet per Meten hajdut ,ju e ktheni tek Batoni.
    Inatin qe keni mos e nxirrni ketu po shkoni ne ndonje shurtore dhe bjerini me dore.

  13. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

    Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli ‘Lul komiku…’.Shpellkare te cecenit salih vazhdoni punen te Byrektorja e pd nen urdherat e Eriones se lulzimes

  14. @ Haleja Rofsh o Hale qe na ndricon mendjen e na mban ne vije te drejte.
    Ne artikull thuhet se rrumpalla juaj i ka thyer te gjitha rrregullat. Perse duhet te tjeret te luajne me disa rregula qe nuk eksiztojne?
    Sa per Meten president, hajdut etj, pyesni rrumpallen tuaj, ai e vuri. Apo nuk e kish ditur. Si gjithmone per ju rampallistet uji del i paster nga burimi, turbullohet rruges.

  15. ZOTI BUSHATI JU LUTEM DENONCOJ NE POLICI ,BYTHLEPIRSAT E EDI RAMES ,FRROK SURRAT SHEMTUARI CUPI DHE YMER GELBAZA KELLIREN-ORE KY GREG ESHTE I EDI RAMRS APO BABAIT TE EDIT KRISTAQ RAMES?! thotë:

    HAHA HAHA SURRAT SHEMTUARI FRROK CUPI SHKRUAN TE LAPSI.al

  16. është një mesazh i qartë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët prej 8 vitesh kanë nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t’i bindej urdhrit të tyre në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë. Ardian Dvorani ishte i vetmi që nuk iu përkul presionit të Sali Berishës, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, siç bënë Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, të cilët i ‘përlau përroi’ i Vetingut.O shpellkare shume mire qe lexon frrok cupin se do fillosh te behesh njeri tani,lere byrektores e pd dhe elonen shefen e lulzimes

  17. Bushat,te kuptoj deri ne nje fare mase qe shkrimi yt eshte ushqim per çeten mbeshtetese te PDse me IQ poshte normales,por mos harro qe ka edhe ndonje njeri me pak llogjike qe lexon shkrimet tuaja,keshtuqe shprehu qarte,Meta le te dali ne fushate,por ama jo si President,te japi doreheqjen dhe te beje çfare te doje me partine e gruas,ama si President kjo i ndalohet me ligj dhe kur Presidenti shkel ligjin hapur sot si mund te presim shtet ligjor dhe te se drejtes neser ne rast se opozita vjen ne pushtet!!!

  18. Meta me bllok 7% tani na u be paragon i se drejtes? A skan turp keta njerez? Meqe vjedh rama me oligarke duhet te mbeshtesim met hajdutin dhe te lfytyrin? Hapu o dhe.

  19. Sume e thjeshte. Sa me shume komenton brigada gebelsiane e Ram rrumapalles, aq me shume ju ka djegur bytha.

  20. Bushat shkrimi eshte shume i mire.
    Meta del edhe hajdut ordiner edhe hajdut President.Nje dordoles qe flet ne emer te popullit.E ka bere popullin si guralec qe e fut ne xhep dhe nxjerr sa here qe e do situata.
    Hajduti e ndjen me ere kermen dhe ka frike.
    Frika eshte se ky palo president po te dali hapur duhet te heqi dore nga Zyra qe i jep pushtetin ,por ka rrezik ti humbi te dyja dhe prandaj gjemon Ramen si kali pelen nga mbrapa.Vetem duke pire raki dhe meze e shohim kete hajdut nderkombetar.
    Qendrimi qe SHBA mbajti ndaj Dvoranit,eshte goditja me e madhe qe i behet haptazi ketij bufone.
    Nga na tjeter Rama ka filluar dhe i shet vaksinat si kokrrat e tespijes te marra ne Meke.
    Rama nderton kudo(natyrisht qe vjedh pjesen) por kjo duket dhe preket me dore.
    Mire do te ishte te gjenin ndonje figure te re pa cene dhe jo hajdut e kriminel.

  21. Ambasada Amerikane ka kërkuar që Tom Doshi të mbetet jashtë parlamentit, ky i fundit është vënë në lëvizje.

    Tirananews.al ka siguruar foto të deputetit Tom Doshi dhe Fahri Balliu, i cili njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë si i Sali Berishës ashtu edhe i Ilir Metës.

    Mbetet për t’u parë nëse Fahri Balliu, që është babai i ish-deputetit të PD Klevis Balliu, ka hyrë si negociator mes Tom Doshit dhe Metës e PD-së, apo pas këtij takimi fshihet diçka tjetër.O dy kambere shiko stalinin xixa ziguri neri astriti qe I furnizon me lajme shpifese shefja e Byrektores ne katin e dyte te pd elona meco dhe Erioni kunati i lulzimes dhe keta bashke me ty hani mut te vaksinuar te salihut,prasin ne bythe mos e hiqni

  22. Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”

    “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

  23. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

  24. Vertet personazh kryesor eshte Ilir Meta keto 10 vite te pakten ne politiken shqiptare 2011-2021
    Me 21 janar 2011 me videon Meta-Prifti Ed Rama me paret e Tom Doshit mblodhi morracaket dhe i perplasi te kryeministria
    Me 2013 Edi Rama ndan pushtetin me Ilir Meten
    Por cudite ishin perpara – Edi Rama e voton Ilir Meten …President te Republikes!
    Ja pra pse Ilir Meta eshte personazhi kryesor politik keto 10 vjet, per kete merita i takon plotesisht Ed Rames dora vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *