• |
ide | kryesore

Taulant Balla manipulon të moshuarit në Elbasan për skemën e pensioneve

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan.
Duke folur për sistemin e pensioneve, Balla tha se në vitin 2013 ky sistem kishte falimentuar, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisës së Partisë Socialiste për një reformim të kësaj skeme, duke e shpëtuar nga falimentimi. Sipas, Ballës kjo u arrit përmes mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune.


“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” tha Balla.


Por deklaratat e Ballës nuk rezultojnë të vërteta, sepse skema e pensioneve ka kapur nivelin më të lartë të defiçitit që prej zbatimit të saj. Në fund të vitit 2020 deficiti i skemës së pensioneve arriti në 506 milionë dollarë.

Shpenzimet e qeverisë për dhënien e pensioneve ishin 1.34 miliardë dollarë, 2.2% më shumë se në 2019-n, ndërsa kontributet për pagesën e sigurimeve shoqërore ranë për herë të parë që prej vitit 2016.

Shkak për këtë thellim të defiçitit mendohet të jetë humbja e vendeve të punës në pandemi dhe informaliteti i lartë në deklarimin e punonjësve dhe pagave. Me largimin e të rinjve nga vendi, gjasat janë që deficiti të thellohet akoma më shumë.

Nëse vërtet ka hapur 300 mijë vende pune, Taulant Balla duhet të kërkojë se ku kanë shkuar paratë e atyre që kanë paguar sigurimet shoqërore, sepse për të balancuar skemën e pensioneve, nuk kanë shkuar.

8 Comments

  1. Botes po i afrohet nje meteor, sic edhe degjojme. Pritet nga 21 Marsi.

    Ne te vertete eshte pak larg Tokes……Por duke degjuar kete palloshin e Librazhdit tek bën filozofin politik dhe ekonomistin, mund edhe te devijoje me synim Token….

    1. Taulant katundari injorante , gjithe jeten e tij ka manipuluar , ka manipuluar edhe lauren e tij ne Romani lexo Wikipedia , besoj qe nuk duhet shume qe te dallosh fare qarte INJORANCEN E TIJ .
      O ZOT kush i voton keto vemje ,
      Nje tufe injorante!!!

  2. PO MIRE MASKARA KUR JANE SHTUAR 300000 VETA NE SKEMEN E PENCIONEVE PSE SI KENI RRIT PENCIONET KU I KE PARAT NE 8-VITE BERISHA I RRITI PENVIONE 200% MOR MASKARA KU I LEKET KRIMINEL ……………………….

  3. O ju komentues te SHQUPIT, ku i keni syte qe nuk shikoni rritjen e pensioneve. Keta i rritin ne 3D e

    ju i kerkoni ne bordeoro. Cfare ju duhet borderoja kur keni 3D, ja me 1D siguron ushqimin e veshmathjen,

    me 2D paguan uje drita, dhe me 3D ben kokrren e palles hipen trenit 3D dhe shkon ne Dubai e han

    bifteke ne dreke tek Nusreti dhe ne darke shkon e fle ne Barcelone ne hotele 1000 euro nata ne

    dhomen e Maznikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu