• |
ide | kryesore

Mariah Carey paditet nga vëllai i saj : Ajo dëshiron të bëjë viktimën

-Instant, Paparazzi, Slider



Vëllai i Mariah Carey, Morgan Carey së  fundmi  ka ngritur një padi kundër  këngëtares , duke pretenduar “se ka shpifjedhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional” në librin e saj  me titull “ The Meaning of Mariah Carey” .

Përmes padisë , vëllai kërkon pagimin e dëmeve të paspecifikuara pasi  libri i shkaktoi dëm serioz të reputacionit të tij dhe të cështjeve të tij personale dhe të biznesit, “ankth ekstrem mendor” dhe ndikoi negativisht në negociatat për një film artistik që ai po zhvillonte.Në libër, Mariah ka folur për vëllain e saj duke e përshkruajtur si njeri problematik i cili ka bërë gjëra të tmerrshme për para. Ajo ka treguar një sherr të dhunshëm midis Morgan dhe babait të tyre. Gjithashtu ajo ka akuzuar atë se ka abuzuar fizikisht me mamanë e tyre. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga vëllai i cili ka deklaruar se janë gënjeshtra dhe këngëtarja dëshiron të luajë rolin e viktimës.  Kjo padi vjen pas padisë së motrës së saj,  Alison e cila e ka akuzuar Carey  se i ka shkaktuar “poshtërim publik të pashpirt, të egër, hakmarrës, të përcmuar dhe krejt të panevojshëm” me librin e saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *