• |
ide | kryesore

Edi Rama: Vlora nuk është e partive, është e Ismail Qemalit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha sot në Vlorë se të gjithë premtimet e dhëna për Vlorën ose janë të përfunduara, ose drejt përfundimit, ose në proces të fillimit konkret të punës.

Ai kërkoi që Vlora më 25 prill të flasë fortë si një trup i vetëm pasi nuk është e partive, por e Shqipërisë dhe Ismail Qemalit.

“Vlora duhet të flasë fort më 25 prill si Vlorë. Vlonjatët, sarandjotët, minoritarët, çamët, të rinjtë, të rejat, lebërit, vlonjatët, myzeqarët, të gjithë duhet të flasin fortë si një trup i vetëm, si një forcë e bashkuar për Vlora. Vlora nuk është e partive, është e Shqipërisë, është e Ismail Qemalit, është e fëmijëve tanë pa dallim dhe për fëmijët tanë jemi këtu dhe jemi zgjedhja më e mirë pavarësisht se kemi kusuret tona, që fatmirësisht i dimë një pjesë dhe një pjesë që nuk i dimë kemi aftësinë t’i dëgjojmë nga njerëzit, të reflektojmë, në një proces përmirësimi të vazhdueshëm”, deklaroi Rama.



13 Comments

  1. Vlora do te hedhi ne det si italianet ne 1920. Ismail Qemali punoi jo per vete po per Shqiperine

    kurse ti punon per vete e kunder Shqiperise. Ti je mish i huaj per vloren dhe Shqiperine.

  2. Zorret ne fyt..Qeros dhe fodull..
    Nese Vlora te mbeshtet prape do u marresh edhe veshken..

    Leli te tregoi vendin

  3. Ti je me i mire se ismail qemali o edi rama yne, ti je me i mire se skenderbeu, me i mir se fan noli, me i mir se te gjith rilindasit e tjere, me i mire se cdo patriot, me inteligjent se cdo shqiptar qe ka jetuar dhe jeton ne trojet shqiptare, ti nuk je e keqja me e vogel por e mira me e madhe dhe mrekullia e shndrishtme qe na ndricon jeten dhe vendin,,,,, vetem nje kritike kam, te lutem mos vish me poture turke.

  4. Vlora dhe Shqiperia jane te shqiptareve. Ate qe I. Qe ali me sakrifica morale monetarie e njerzore veri per kete VEND Pavarsine, ti u perpoqe ta shesesh, Duke i falur det Greqise e toka Serbise. Vlora nuk eshte e tradhetare e si puna jote. Zvarranik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *