• |
ide | kryesore

Shefi i OKB-së: Miliona njerëz kërcënohen nga uria

-Instant, Lajme, Planet



Dhjetëra miliona njerëz në shumë vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Guterres tha se mbi 30 milionë njerëz në dhjetëra vende janë “vetëm një hap larg” urisë.

Derisa konfliktet nxisin pjesën më të madhe të urisë, “tronditjet klimatike dhe pandemia COVID-19 po u shtojnë karburant flakëve”, tha Guterres. Saheli, Sudani i Jugut, Jemeni dhe Afganistani janë ndër vendet dhe rajonet më të prekura. Guterres bëri thirrje për grumbullimin e 5.5 miliardë dollarëve fonde për të shmangur katastrofën.

Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, tha se pandemia COVID-19 dhe një pandemi urie mund ta rrisin numrin e njerëzve që “marshojnë drejt urisë” nga 135 milionë në 270 milionë. Ai e përshkroi kërcënimin si “zi buke me përmasa biblike”./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *