• |
ide | kryesore

Hysaj me Neymar e Mbappe, menaxheri i tij e konfirmon: “Napoli diskutim i mbyllur, po flas me PSG”

-Instant, F1, Sport



Elseid Hysaj tek Paris Saint-Germain është përfolur tashmë edhe ndonjë javë më parë, por tani duket se po bëhet një negociatë konkrete, në këto orë, për shkak edhe të deklaratave mjaft të qarta të menaxherit të mbrojtësit shqiptar të Napolit: “Me Napolin diskutimi është mbyllur, ne jemi duke u përgatitur të largohet në fund të sezonit. PSG është një nga ata klube me të cilat kemi biseduar, kam dëgjuar Leonardon vazhdimisht. Asgjë konkrete por lojtarit i pëlqen kjo zgjidhje” ka thënë Mario Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

Mbrojtësi shqiptar shkon në skadencë kontrate në qershor dhe menaxheri Giuffredi ka dashur të paralajmërojë De Laurentiis: “Padyshim që Elseid mbetet në dispozicion të klubit deri në fund të sezonit, por duke pasur parasysh rregulloren, që lejon marrëveshje të reja duke filluar nga 1 janari, ne po shikojmë përreth”.

Sidoqoftë, ekziston një variabël që mund të çojë në konfirmimin e Hysaj me napoletanët: “Nëse Sarri do të kthehej, skenari mund të ishte ndryshe, gjithnjë nëse nuk kemi përfunduar në atë kohë me të tjerët. Unë duhet të bëj punën time dhe të vazhdoj bisedimet e nisura disa muaj më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *