• |
ide | kryesore

Ashley Tisdale tregon shqetësimin gjatë shtatzënisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Ashley Tisdale vendosi të flasë për sfidat e shtatzënisë në Instagram, duke treguar një pjesë të eksperiencës së saj.

“Pjesa më e keqe e shtatzënisë deri tani është fashiti plantar”, shkroi 35-vjeçarja, duke iu referuar një gjendjeje që shkakton inflamacion nga kocka e thembrave deri te gishtat e këmbëve dhe jep një dhimbje therëse.

Tisdale tha se “nuk ka ndjerë kurrë dhimbje si kjo”, dhe “shpreson që sapo fëmija të vijë në jetë, situata e saj do të lirohet”. Aktorja shtoi se gjatë kësaj kohe e ka bërë veten të ndihet më mirë me rutinën e saj të kujdesit në mëngjes dhe mbrëmje. Ajo e përshkruan dhimbjen “sikur thembrat e këmbëve fillojnë të tremben për shkak të peshës së trupit”, por çfarë është ekzaktësisht “fashiti plantar”?

Plantar fascitis (fashiti plantar ose fashiti i shputës), sipas Akademisë Amerikanëve të Kirurgëve Ortopedë, është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në pjesën e poshtme të thembrave.  Çdo vit, afërsisht dy milionë pacientë trajtohen për gjendjen që ndodh kur indi i fortë që mbështet harkun e këmbës krijon inflamacion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *