• |
ide | kryesore

Radhë në Korçë për të bërë vaksinën

-Instant, Lajme, Të fundit



Në qytetin e Korçës vijon procesi i vaksinimeve për të moshuarit. Nga pamjet shihet se para qendrës së vaksinimit ka grumbullime dhe është e vështirë që të respektohen masat.

Të moshuarit shprehen se nuk kanë hezituar që të shkojnë për të bërë vaksinën. Ndërkohë që disa prej tyre e kanë kaluar virusin, ata thonë se vaksina i bën të ndihen më të sigurt, shkruan abcnews.al.

“Jam 80 vjeç. Ndjehem shumë mirë që do bëj vaksinën. Covidin e kam kaluar. Vuajta ca atëherë po tani mirë jam. Vaksinën do e bëjmë se tha mjekja e familjes”, thotë një i moshuar.

“Do bëjmë vaksinën. Jam 77 vjeçe. Nuk e kam kaluar virusin. Për të mirën tonë bëhet”, shprehet një tjetër.

“Na kanë njoftuar të bëjmë vaksinën. Jam 83 vjec. Unë e kam kaluar para dy muajsh Covidin. E kalova lehtë, me ilaçe. Më njoftuan dhe po e bëj vaksinë. Kam dëshirë ta bëj”, thotë një i moshuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *