• |
ide | kryesore

U mblodhën për të festuar Karnavalet/ 4 arrestime dhe 98 gjoba në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



98 qytetarë ishin mbledhur në një shtëpi në Patra të Greqisë, për të festuar Karnavalet, në kundërshtim me masat anticovid. Kjo është gjoba më e madhe e vendosur, për një grumbullim, deri më tani në Greqi. 4 qytetarë, të dyshuar si organizatorët e festës, përveçse janë gjobitur, edhe janë arrestuar nga policia, shkruan “CNN Greece”.

Kjo festë e veçantë u organizua vetëm disa ditë pas një tjetër feste, në Ovrya të Greqisë, ku u arrestuan tre persona, pronari i vendit, djali i tij dhe një tjetër bashkë-organizator.

Gjobat, si pasojë e shkeljes së masave dhe kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, i kanë sjellë shtetit helen 47 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *