• |
ide | kryesore

Pippa Middleton, nënë për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pippa Middleton, motra e dukeshës Kate Middleton, është bërë nënë sërish. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Matthews, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas Page Six erdhi në jetë ditën e hënë.

Burime për Page Six thonë se vajza quhet Grace Elizabeth Jane. Nëpër internet, komentohet se motra e dukeshës është frymëzuar nga mbretëresha, por ka pak të ngjarë. Ndoshta ka vazhduar traditën pasi edhe ajo edhe Kate, kanë si emër të dytë emrin Elizabeth. Jane u vendos në nder të së ëmës së James.

Pippa dhe James janë prindër të një djali 2-vjeçar, Arthur. Ata u martuan në 20 maj 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *