• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, 1 viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar mbremjen e se merkurës në kryqëzimin e Dajçit, në superstradën Lezhë-Shkodër. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet i vogël. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Më herët u raportua se viktima kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë, pasi pjesa përparme e saj ishte futur poshtë kamionit.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse pas më shumë se një ore u bë e mundur nxjerrja e makinës nga pjesa e poshtme e kamionit si dhe nxjerra e vuiktimës. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *