• |
ide | kryesore

Kavajë/ Përplasen dy automjete dhe përfundojnë në spital dy pasagjere

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gose të Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Prej aksidentit ku janë përfshirë dy automjete, janë plagosur dy pasagjere që ndodheshin në njërin prej mjeteve. Policia njofton se ato janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *