• |
ide | kryesore

Presioni me bandat/ Si do ta mbrojë votën opozita

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Video

Shprehja se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat” i shkon më së miri mënyrës se si u mbyll skandali i rrahjes së militantëve të PD-së në Elbasan. Dhuna u faktua përmes pamjeve filmike në momentin që militantët e PD-së nisën thirrjet “Rama ik”. Ata që i goditën me grushat dhe shqelma u identifikuan në media, por asnjë nuk u shoqërua në polici. Socialistët fajësuan militantët që “provokuan” me thirrjet “Rama ik” dhe prishën festën. Rama e anashkaloi, madje tha se opozita po viktimizohej kot.

Përgjigjia e PD-së lokale erdhi nga drejtuesi i qarkut, Gazment Bardhit nga selia e PD-së në Elbasan. Bardhi u shpreh i bindur se një ditë drejtësia do të triumfojë, duke siguruar se “Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar”.


Ai zgjodhi të dalë në një konferencë i rrethuar nga disa vajza, si për ta theksuar diferencën me imazhin e gangsterëve me të cilët u identifikua Partia Socialiste në Elbasan, ditën që ndodhi rrahja e militantëve të saj.

Kur fushata po i kthehej normalitetit dy ditë më pas, kandidatja PD-së, Flutura Açka organizoi një marshim në bulevardin e Elbasanit bashkë me gra dhe vajza, të cilat mbanin pankarta në duar, ku evokohej qytetari dhe kulturë, ndërsa theksohej fakti se ky kishte tradita në kulturë, arsim dhe dije.

“Policia që duam” në Elbasan nuk e pa të arsyeshme të arrestonte asnjërin prej protagonistëve të dhunës. Prokurorët e “drejtësisë së re” në Elbasan heshtën dhe nuk nisën asnjë procedim penal, duke e lënë në harresë ngjarjen, megjithëse emrat që u përfshinë aty, sipas PD janë të lidhura me krimin e organizuar.

Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD

Në Shijak, situata është ndryshe. Katër vite më parë, Vangjush Dako i Partisë Socialiste angazhoi Avdylajt në këtë zonë, të cilët mbështesnin kandidatin Ilir Nraxhi. Kur publikoi përgjimet e dosjes 339, Gazeta Bild shkruante se emri i Nraxhit u fut në listën e kandidatëve të PS nga vetë Astrit Avdylaj. Nga dosja 339/1 janë dërguar për gjykim 21 komisionerë të cilët kishin mbushur kutitë e votimit me vota fiktive. Edhe në këto zgjedhje PS ka si ofertë Ilir Nraxhin, që është sërish kandidat.

Por në këtë zonë, Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë Rezart Tushajn. Në media flitet për një dëbim të tij nga Zvicra për shkak të përfshirjes në trafikun e heroinës. Tushaj ka deklaruar në formular dëbimin nga Zvicra, por thotë se nuk e mban mend nëse është arrestuar ndonjëherë për trafik heroine apo jo. Tushaj mund të shihet në këtë video (Kliko ketu) që e shpërndau në Facebook Sali Berisha, i rrethuar nga një grup djemsh dhe burrash që bërtasin me dy gishtat lart.

Pas akuzave se ai preket nga ligji për dekriminalizimin, PD kërkoi verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka nisur procedurën për kandidatin. Gjasat janë që votat e PD në Shijak të mbrohen nga grupi që Tushaj kishte mbledhur për të përshëndetur Sali Berishën në video, duke mos ia lënë në dorë votat as “policisë që duam” dhe as “drejtësisë së re”. Mbetet për t’u parë ku do të jetë më efektiv rezultati i opozitës.©Lapsi.al

8 Comments

  1. Vertet cudia zgjat 3dite, pir Rama ka vendosur te leshoje zagaretcdi 4 dite.
    Sot me 18 Mars, 4 dite pas krimineleve me pistoleta qe dhunuan qytetaret ne mes te Elbasanit, zagari Gjergj Luca qe ka privatizuar rezervat e ushtrise ne Labinot te Elbasanit, ka sulmuar sot fuzikisht L. Boçin e PD.

    Ndaj edhe titulli juaj do patjeter nje pikepyetje?
    Si do ta mbroje????

    1. Ja pra o i mbytur ne mutin e Lulushit do i mbroj me kete tipin qe nuk e mbaka mend eshte denuar apo jo(!!!),o zot keta thone do bejme ndryshimin dhe ndryshimi eshte ngrihu hoxhe te ulet prifti…

      1. Te mbytur ne Mutin e Kristaqit dhe shokeve te ndrishem te Birosë jemi fatkeqesisht te gjithe!
        Edhe ti o bastard mjeran pa emer!

  2. Rama do ti perdore ato plehrat me precedent penal qe i ka premtuar zbardhje te dosjeve te tyre bloze, sepse eshte kategoria e vetme qe i ka mbetur pas atyre qe u ka dhene koncesione ku mund te mbeshtetet.
    Por do beje autogol nese do vazhdoje ti mbaje me afer se bodidardet e tij sepse edhe ai qe nuk ka ndermend te votoje, do shkoje te votoje kunder llumit qe e shoqeron ate fare kryeministri.

  3. PD dhe opozita duhet te dalin e te bejne publike per cdo rreth e qytet te gjitha bandat dhe grupet kriminale bashke me cdo ushtar te tyrin qe nderhyjne ne zgjedhje

  4. Lulit si arriten 4 vjet te mbrohet, nderkohe qe bandat e durresit, elbasanit e shkodres se tomes vetem fuqizohen e sofistikohen. PD fle dhe eshte e paafte te perballet me kriminele, ndaj votat do blihen e ndryshohen si i do qejfi specilisteve te PS.

  5. na myten cecenet qe komentojne me 3-4 nickname dhe s’thone asgje pervec perserisin veten cdo dite Dava shpellaresh bythgrisur

  6. Po përse ja kërkojmë opozitës që të bëjë luftë për pastrimin e figurave me të kaluara kriminale ?
    A nuk ishte ajo që nguli këmbë për ligjin e dekriminalizimit ?
    Nëse ky Tusha paska të kaluar të dyshimtë se këtë e paska përmendur një media, , le ta verifikojë prokuroria e nëse nuk ka thënë të vërtetën, le ta pezullojë kandidaturën e tij KQZ.
    Ama që Rraja, Ndraxhi e të jerë si këta, përfshirë edhe Gjushin e shefin e tij dy metrosh, as që ka nevojë fare që të hetojë ndonjë prokurori.
    Janë dëgjuar me zë kur bënin pazare me bandën e Avdylajve për të fshirë nga listat e votimeve militantët e PD apo që të blinin vota, jo vetëm shqip nga mediat e vendit, por edhe të përkthyera anglisht e gjeranisht nga mediat më të mëdha të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu