• |
ide | kryesore

Afërdita Dreshaj publikon imazhet e para të djalit (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Aferdita dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, sollën në jetë një djalë, të cilën e pagëzuan me emrin Sky Blue.

Dy ditë pasi bëri publike ardhjen në jetë të fëmijës, Dreshaj vendosi të ndajë me fansat edhe momentin e parë kur e takoi atë. Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin, teksa i japin një përqafim më të voglit të tyre , pas takimit të parë me të në shtratin e spitalit.

“Sky Blue, ti ke ndryshuar jetën tonë përgjithmonë…zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria, 16 mars 2021”, ka shkruar këngëtarja dhe modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve për çiftin, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë të porsalindurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *