• |
ide | kryesore

Dekriminalizimi, Celibashi: Janë 10-15 kandidatë për deputet që po verifikohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pranuar se kanë marrë indicie për kandidatë që kanë probleme me dekriminalizimin. I ftuar në ABC, Celibashi ka folur rreth problematikave me kandidatët për deputet, duke u ndalur në rastin e rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte.

Kreu i KQZ tha se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë, duke shtuar se deri më tani janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin.

“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar. KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve,” – tha ai.

Tom Doshi ka qenë në qendër të deklaratave nga Ambasada Amerikane. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij në këto zgjedhje, por me anë të një manovre ligjore, duke ndryshuar emrin e kryetarit, Doshi është në fushatë për 25 prillin. Ai do të garojë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. /ABC



9 Comments

  1. Nje dileme e tmerrshme po me mundon e po me len pa gjume. Kush mund te me jape mend dhe te me

    zgjidhe kete problem do te bente sevap me mua. Dhe ja dilema ” hamletiane” : Nga frika apo nga adhurimi

    te gjithe socialistet me pushtet kane lene mjekren, mustaqet, prerjen e flokese alla Rama duke u bere si

    klone te tij si ky tipi lart apo Shalsi, Cuci e gjithe te tjeret. Dhe jo vetem kaq por edhe gjestikulacionet,

    tonet e zerit apo zgjatjen e zanoreve apo levizjen e trupit sikur jane ulur mbi kunja. te vetmit qe nuk

    i jane pershtatur kesa “mode” ose jane perjashtuar si Ditmir bushati ose jane zhgaduar si Majko, Xhafa etj.

  2. O Celibashi.Doshi ,ça do bëhet me të.Amerika po ta bën të qartë.Ta mban taravelja ta heqësh apo jo.Komision Rilindas jeni.

  3. Lulzim Basha ka kandiduar në Durrës Rezart Tushën cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994.

    Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

    Xhelal Mziu, i cili nga Kamza u transferua në Dibër për hir të demokratëve, në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës ndërsa apeli e ka shpallur të pafajshëm.

    Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

    Lefter Kostenja u bë Lefter Gështenja për arsye të paqarta dhe të padeklaruara në formularin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Gështenja – Kostenja do të kandidojë nga qyteti i Elbasanit së bashku me Adrian Zenelin që ka raportuar një “ndalim të paligjshëm” nga efektivët e Elbasanit në vitin 2014.

    Por lista e Bashës nuk mbaron me kaq! Në të përfshihen edhe hajdutë të dënuar jashtë territorit.

    Agron Kapllanaj është renditur i teti në qytetin e Fierit duke aspiruar të bëhet deputet ndërsa në vitin 2003 është dënuar me dy vite heqje lirie përtej Adriatikut për vjedhje.Ja bashke me tomen dhe keta te pd se salihut o gimi,per ty eshte vetem toma por jane dhe keta kriminele drogmene e burgaxhinj por keta nuk i permend ti se ti tredhur loqet shpellkaret e salihut,se trurin ta kane perdhunuar me kohe

    1. Edhe sikir te jene te verteta ato qe thua, perderisa nuk ka asnje vendim te formes se prere, asgje nuk mund te merret ne konsiderate. Por qe te jesh fair duhet te merresh edhe me listat e rilindjes. Me ata qe kishte ne parlament, me ata qe kishte kryetar bashkije, me ata qe jane kandiduar sivjet etj. Ndryshe behesh i pabesueshem dhe partia te heq racionin e bukes, ose ne rastin me te mire te jep nje cope buke misri nga ajo qe iu ju jepej ne fshatra ne kohen e kooperativave thjesht sa per te mbajtur frymen gjalle. Te gjitha ato qe ke rreshtuar me siper, me te vertete mund te kene kryer vepra penale, por asnjeri nuk akuzohet per perdhunim ne grup apo per perfitime nga shfrytezimi i prostitucionit.

  4. Gjatë vizitës në shtëpinë e Kokalarëve, Basha tha se Musine Kokalari kishte lindur aty, por menjëherë u korrigjua nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.

    Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.

    Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Turqi. Ka ardhur në moshën dy vjeçare.

    Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.

  5. Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.

    Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

    Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.

    Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.

  6. Ik o pirdhu , jeni te pabesueshem . prape kriminel shikon ne rruge dhe qe bejne presion per vota .
    ptuuuu ,,,,,,,,,vend degjeneratash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *