• |
ide | kryesore

Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor. Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike.

Por, serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi, Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.”Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor“, tha ambasada. Ajo shtoi se qëllimi i NATO-s është një “luftë kundër Rusisë” dhe anëtarësimi do ta detyrojë Sarajevën të marrë anë në “konfrontimin ushtarako-politik“.

Bosnja dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pasi Maqedonia e Veriut u anëtarësua në aleancë vitin e kaluar. Rusia ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO. Anëtari i presidencës kroate, Zeljko Komsiç dhe ai boshnjak Sefik Dzaferoviç, nuk pranuan të takonin ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov që vizitoi vendin në dhjetor, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj shtetit të tyre pas takimit të tij me zotin Dodik jashtë Sarajevës, pa asnjë flamur kombëtar të Bosnjës në sfond.



3 Comments

  1. Ç’pune ka Rusia se çfare vendimi mer nje shtet sovran? Si me shtetet e tjera dhe me Bosnjen e Serbine ,Rusia thjesht do ta pranoj si fakt i kryer.

  2. Ore keta rusët kanë mar kot.Ca dreqin dun.Mendojne se janë Bashkimi Sovjetik!Po dhe Sërbia është vend kandidat.Do ti pushtojë këto vende!Ju duket sikur janë të plot fuqishëm.Nqs tentojnë noi budallik do ta pësojnë nga mrena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *