• |
ide | kryesore

Ulen temperaturat, reshjet e borës mbulojnë lindjen dhe veriun e vendit (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Ulja e temperaturave në vend ka sjellë reshjet e para të dëborës. Dëbora ka mbuluar disa zona në lindje dhe në veri të vendit. Kështu, reshje të dendura janë shënuar në qarkun Dibër, qytet në të cilin trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm . Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që vende-vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

Po ashtu, në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore të cilat vazhdojnë ende me alternime. Trashesia e borës varion nga 5 cm deri ne 15 cm.  Ne rrugen e Dardhes nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes Gorice.

Ndërkohë nga informacioni i dhene nga drejtuesit e ARRSH-së, nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale të qarkut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *