• |
ide | kryesore

Pranvera, më frymëzuesja e stinëve (sidomos këtë vit)

-Instant, Stil



Edhe pse fundi i tunelit pandemik bëhet gjithnjë e më i ndritshëm, kjo nuk do të thotë që ne mund ose duhet të deklarojmë fitoren dhe t’I rikthehemi jetës normale.

Por ndryshe nga stinët e tjera pranvera është stina e shpresës, që në trurin tonë duket sikur gjërat do të përmirësohen pas një situate të keqe. Lumi do të “rrjedhë përsëri pasi të ishte ngrirë”, shkroi Ernest Hemingëay për pranverën në A Moveable Feast”.

“Nëse nuk do të kishim dimër, pranvera nuk do të ishte aq e këndshme”, shkruajti poetja angleze Anne Bradstreet. “Nëse ndonjëherë nuk do të shijonim fatkeqësi, prosperiteti nuk do të ishte aq i mirëpritur.”
Pranvera është padyshim më e thella e stinëve për sa i përket kuptimit, premtimit, frymëzimit dhe përvojave të saj. Është sezoni i fillimeve të reja dhe ideve që shpërthejnë që nga toka si lulëzimi I barit, luleve, etj.

Në ditarin e saj, të shkruar nën një bllokim akoma më ekstrem dhe më të frikshëm, Anne Frank këshilloi ata që munden, “të shkojnë jashtë, në një vend, të shijojnë diellin dhe gjithë natyrën që të ofron. Dilni jashtë dhe përpiquni të rigjeni lumturinë brenda vetes tuaj, mendo për të gjithë bukurinë në vetvete dhe në gjithçka që të rrethon dhe ji i lumtur “.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *