• |
ide | kryesore

Del sondazhi në Ora News/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prezantohet sondazhi i tretë në nivel kombëtar i “Noto Sondaggi” dhe RTV Ora. Ky sondazh vjen dy ditë nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale.

Në raport me orientimin e votës, 44.5% – 48.5% e shqiptarëve të anketuar janë shprehur se do të votojnë PS-në, pra një mesatare 46.5%.


Ndërsa 41% deri në 45% kanë pohuar se do të votojnë koalicionin opozitar, pra në një mesatare 43%.

LSI-ja nga ana tjetër, ka marrë 6-10%, me një mesatare 8%.

Lidhur me krahasimin e vitin 2017 PS dhe LSi kanë pësuar një ulje, ndërsa PD dhe aleatët një rritje me rreth 10%.

PSD dhe partitë e tjera lëkunden mes 0 dhe 2%, ndërsa Nisma Thurje në 0-1%.

Të pavendosur kanë rënë nga sondazhi i kaluar duke kapur një shifër 25%. Marzhi i gabimit 2.5%.

4 Comments

  1. Ndryshimin do e bejne te pavendosurit. ABC e politikes Europiane (ose Shqiptare) tregon se te pavendosurit ne pergjithesi votojne per opoziten. Besoj se opozita ne rastin me te keq do marre 72 mandate e me te mirin 76-77.

  2. Me kete trend qe tregon cdo sondazh, mendoj qe opozita mbetet e pashprese. Fatkeqesi qe dhe pse 8 vjet pushtet konsumojne maxhorancen, opozita gjendet ne keto pozicione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu