• |
ide | kryesore

Video/ Ngecin kampionët e botës, Belgjika përmbys Uellsin, goleadën e bën Çekia

-Instant, F1, Sport, Video



Pas rrëzimit të Hollandës, vazhdojnë surprizat në mbrëmjen e parë të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022, me barazimin në shtëpi të kampionëve të botës. Franca ndalet nga Ukraina, ndërsa Belgjika përmbys Uellsin, me Lukakun gjithnjë protagonist. Fiton edhe Portugalia, por pa gjurmën e Cristiano Ronaldos, ndërsa rezultatin më të thellë e shënoi Republika Ceke, që luajti tenis me Estoninë.


Surpriza ndodhi në Paris kur Franca kampione e botës u ndal në barazim 1-1 nga Ukraina e Shevchenkos në emergjencë të plotë. Në debutimin në kualifikuese e Botërorit 2022, “gjelat” e Deschamps kaluan të parët në avantazh në minutën e 19′ me të majtën e harkuar të Griezmann. Bleus megjithatë dominimin nuk e mbyllën ndeshjen e në të 57′ u ndëshkuan nga goditja e Sydorchuk e devijuar papritur nga Kimpembe pas shpinës së Lloris.




Belgjika e nisi me një 3-1 ndaj Uellsit grupin kualifikues për Katar 2022: golit të Wilson, që kaloi miqtë në avantazh iu përgjigjën De Bruyne, Thorgan Hazard e Lukaku me penallti. Ata që e nisën keq janë kroatët e Zlatko Dalic, që humbën 1-0 derbin ballkanik me Sllovenine (në gol Lovric). Portogalia e Ronaldos mposht ngushtësisht Azerbaigian (autogol Medvedev). Dështon të përsërisë befasinë që bëri në 2015 me Shqipërinë Giani de Biasi, që megjithatë në Torino rezistoi mirë përballë kampionëve të Nations League. Shumë mirë Repubblica Ceke (6-2 ndaj Estonisë), por edhe Serbia, Rusia, Norvegjia e Mali i Zi.

NDESHJET E MBREMJES

WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP A
Portugal 1 – 0 Azerbaijan
Serbia 3 – 2 Republic of Ireland
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP D
Finland 2 – 2 Bosnia and Herzegovina
France 1 – 1 Ukraine
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP E
Belgium 3 – 1 Wales
Estonia 2 – 6 Czech Republic
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP G
Turkey 4 – 2 Netherlands
Gibraltar 0 – 3 Norway
Latvia 1 – 2 Montenegro
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND – GROUP H
Cyprus 0 – 0 Slovakia
Malta 1 – 3 Russia
Slovenia 1 – 0 Croatia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *